Një yll tjetër shqiptar po lind në Zvicër

Është vetëm 18 vjeç e brenda një kohe shumë të shkurt është bërë një nga emrat më të kërkuar të futbollit në Zvicër.

Bëhet fjalë për Ensar Ismailin, i lindur më 17 shkurt të vitit 2000 nga fshati Reçicë e vogël e Tetovës, por që jeton në Zvicër, raporton “Bota Sot”.

Që nga mosha 7 vjeçare ai luan futboll, ndërsa atje ka luajtur për ekipin e Fc. Will ndërkohë që ka tre vite që luan për U21 Fc St, Gallen, transmeton Gazeta Olle.

Me një fizik të mrekullueshëm, i lartë 1.84 dhe peshë prej 68 kilogramë, Ensari pritet të jetë një nga yjet e botës së futbollit jo vetëm në shtetin helvetik, por edhe më gjerë.