Një tjetër emër nga xhudo fiton medalje evropiane

laka Loxha ka fituar medaljen e bronztë evropiane për juniore, në kampionatin evropian, që po mbahet në Vantaa të Finlandës.
Loxha në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mposhti rusen Vita Maidanik, kategoria -57 kg.
Më përgjithësi, Flaka shënoi katër fitore dhe një humbje.
Në evropian nesër e pasnesër garojnë edhe Shpat Zekaj, Arbër Kullashi e Laura Fazliu.