Një tifoz detyrohet ta largon flamurin e Kosovës në Elbasan pas presionit të tifozëve kosovar

Sot në “Elbasan Arena” pritet të zhvillohet ndeshja, Shqipëria – Islanda.

Ky takim që fillon nga ora 20:45, pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për kombëtaren “kuqezi”, pasi vetëm me pikë të plota mund t’i mbaj shpresat “gjallë” për kualifikim në Euro2020, shkruan Gazeta Olle.

Por “SportEkspres”, ka raportuar për një skandal para këtij dueli.

Një tifozi i është larguar flamuri i Kosovës në Elbasan.

“Unë faktikisht kisha marrë edhe flamurin e Kosovës me vete. Kjo pasi na akuzojnë gjithmonë në rrjetet sociale, që nuk e bëjmë një gjë të tillë.

Kur papritur, dikush nga tifozët e tjerë, që vinte edhe nga Kosova madje, më tha se duhet ta hiqja atë flamur me yje. Kur e pyeta se për çfarë arsye ta bëja një gjë të tillë, mu përgjigj shkurtimisht: “Ai është flamuri i Ukrainës. Shqiptaria ka vetëm një flamur, është ai me ngjyrat kuqezi. Nuk bën mirë që ta mbash me vete”. I detyruar nga rrethanat, shkova për të blerë Autochthonous”, ka thënë tifozi nga Gramshi, që po mbërrinte në stadium për të parë Kombëtaren.