Një shqiptar dhe një arberesh kryejnë transferimin më të shtrenjtë të futbollit sllovak

Një tjetër sukses i madh ka ardhur nga dy agjentët e njohur, shqiptari Naim Bahtiri dhe Sasha Huet-Baranov, i cili është me prejardhje arbëreshe.

Napoli ka siguruar shërbimet e mesfushorit sllovak, Stanislav Lobotkës, pikërisht me ndërmjetësimin e dyshes, Bahtiri-Baranov.

Njëherit ky është transferimi më i madh i futbollit sllovak, me Lobotkën që është transferuar në Itali për një shifër rreth 25 milionë euro.

Lobotoka ka kaluar nga Celta Vigo te skuadra italiane dhe ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë.

Bahtiri dhe Sasha janë bashkëpuntor të ngushtë dhe janë pjesë e agjensionit “FAIR SPORT”.

Ndryshe, Naim Bahtiri dhe Sasha Huet-Baranov, janë edhe menaxherë të Shkollës së futbollit “KF Trepça”.

Krahas punës së madhe që bëjnë me shumë ekipe të njohura europiane, ata mundohen t’i qëndrojnë pranë edhe skuadrës mitrovicase, të cilën e vizitojnë shumë shpesh.

Bahtiri dhe Sasha kanë bashkëpunim maksimal me kryesinë e Trepçës, dhe talentët e kësaj skuadreje do të vëzhgohen nga afër që ta arrijnë ëndrrën europiane.