Kosova mund ta formojë një Përfaqësuese të saj vetëm me lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar.
Numri e atyre që ndjekin rrugën për t’iu bashkuar klubeve shqiptare sa vjen e shtohet.
Kështu, në bazë të formës momentale, dhe transfere të fundit, GazetaOlle.com ju sjell një formacion me lojtarët e kampionatit shqiptarë.
Kosova do të mund të kishte dy portier, Kushtrim Mushicën dhe Ilir Avdylin, që edhe më parë kanë veshur fanellën e Kosovës. Meqenëse Mushica mbetet i pezulluar nga FSHF, Olle i jep përparësi përforcimit më të ri të Tiranës, Avdylit.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes vjen Labinot Ibrahimi që shkëlqeu në vjeshtë në këtë pozitë tek Partizani.
Flamurtarit të Vlorës iu bashkua mbrojtësi momental i Kosovës, Ilir Berisha, i cili e formon dyshen me Bajram Jashanicën, po ashtu lojtar i Përfaqësueses dhe i Skënderbeut të Korçës.
Në të majtë rreshtohet Leonit Abazi, një tjetër lojtar i Përfaqësueses dhe Skënderbeut.
Krahut të djathtë të mesfushës i shtohet Besnik Krasniqi, që nga Gjilani kaloi tek Flamurtari i Vlorës.
Bashkë me të në mesfushë janë edhe Argjent Mustafa i Laçit dhe Besar Musolli i Kukësit.
Mentor Mazrekaj rreshtohet në vendin e tij të zakonshëm, duke ia zënë vendin Yll Hoxhës, që luan në pozitë të njëjtë.
Sulmi përbëhet nga dyshja në formë, Liridon Latifi (Skënderbeu) dhe Astrit Fazliu (Partizani).
Formacionit i mungon vetëm trajneri, pasi momentalisht nuk ka të tillë nga Kosova që punojnë në klubet shqiptare. /Olle