Një nga futbollistët kryesor të Ferizajt edicionin e kaluar transferohet në Shqipëri

Ish futbollisti i Ferizajt, Arbër  Mone është rikthyer në Shqipëri.

Tashmë Mone është prezantuar te skuadra e Lushnjës, shkruan Gazeta Olle.

31 vjeçari ka veshur edhe më parë fanellën e Lushnjës gjatë edicionit 2017/18.

Mbrojtësi i krahut kishte ardhur në Kosovë gjatë verës së kaluar dhe kishte zhvilluar 31 paraqitje te Ferizaj.

Ndërsa më parë ka luajtur edhe te Kukësi, Apolonia e Tërbuni./GazetaOlle

Fotografia e KF Lushnja