Një lajm shumë i mirë për Etrit Berishën

Etrit Berisha mund të jetë titullar te Lazio në stinorin e ri.

Portieri prishtinas, Etrit Berisha, do të jetë zëvendësuesi i parë i Federico Marchettit.

Manuele Baiocchini, ekspert i transferimeve në Itali, deklaroi se nëse Lazio nuk vazhdon me Marchettin, Berisha do të jetë numri 1 i Lazios dhe jo Bardi, sikurse kishin shkruar disa medie italiane.

“Nëse ndodh që të largohet Marchetti, Lazio mund ta vendos Berishën si titullar”, deklaroi Baiocchini për Laziopress.it.