Një klub padit FSHF-n, shkak kurdisjet

Flamurtari i Vlorës ka hedhur në gjyq Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Komisionin e Etikës. Ky është vendimi zyrtar që të mërkurën kanë marrë drejtuesit e klubit, shkruan Panorama Sport.

Shkak për këtë janë bërë dënimet e marra nga FSHF dhe Komisioni i Etikës, të cilat shqiptuan dënime për Flamurtarin e Vlorës, të cilët u konstatua se kishin trukuar ndeshje gjatë këtij sezoni.

Për këtë, vlonjanët ndihen të njollosur nga FSHF.