Një klub i ri futet në garat e futbollit kosovar për seniorë!

KF Podujeva do t’i bashkohet Ligës së Tretë që nga edicioni i ardhshëm me ekipin senior.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare rë klubit, përcjellë Gazeta Olle.

Njëkohësisht, llapjanët e kanë hapur edhe “derën” për regjistrimin e futbollistëve.

“Klubi i Futbollit Podujeva hap mundësin e radhës për të gjith talentet dhe ata që deshirojnë ta ken edhe një rast në lojën më të bukur Futbollin.

Kf. Podujeva do të hyjmë në gara të Federatës së Futbollit te Kosovës në Kampionatin e ri,
pjesmarrës do të jemi me ekipen e parë (Seniorët) dhe Juniorët U-19.

Te drejt loje per Junior U-19 te lindurit ne vitet (2002-2003), kurse per ekipen e parë senior.

Për qdo lojtar do të bëhen testime profesionale dhe përzgjedhja do të jet shum e sinqert nga trajner profsional , nga një numer i madh i trajnerëve njohës të futbollit.

Për regjistrim të lojtareve ju klikoni ne Linkun më posht dhe plotesoni formularin me te dhenat e juaja..Ju lutem të jeni të sinqert ne te dhënat e juaja“, njofton Podujeva. /Gazeta Olle/