Një japonez merr nënshtetësinë e Kosovës

Kosova do ta ketë një japonez të natyralizuar. Bëhet fjalë për sportin më të suksesshëm në vendin tonë, xhudo.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Driton Kuka.

Sipas tij, xhudisti japonez i është bashkuar ekipit në përgatitje.

“Ekipit ju ka bashkangjit Japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024. Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadês në Tokio cakun kryesor”, ka shkruar Kuka, raporton Gazeta Olle.

Ai ka sqaruar se në përgatitje po mungon Loriana Kuka, e cila këtë vit bëri ‘bum’ me medalje. Ekipi i xhudos po përgatitet në Slloveni para garës së Mastersit, që mbahet javën e ardhshme në Qingdao të Kinës.