Një grup i tifozëve iu del në ndihmë Plisave

Një grup i tifozëve nga Tirana, kanë ardhur në kryeqytetin tonë, për t’iu dalë në ndihmë tifozëve të Prishtinës, Plisat, për ndeshjen që do të luhet sonte (e martë) mes Sigal Prishtinës e Rilski Sportist.

Tifozët pritet të jenë armë e fortë e Sigal Prishtinës. Takimi është i vlefshëm për finalen e Ligës Ballkanike. Ndeshja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. (Gazeta Olle)