Një formacion kosovar në Superioren shqiptare

Numri i lojtarëve nga Kosova është në rritje në kampionatin shqiptar. Sikurse në vitin e kaluar as këtë vit nuk munguan transferimet. Gazetaolle.com ua sjell formacionin më të mirë të futbollistëve nga Kosova që luajnë në Superioren shqiptare.

Në portë gjendet portieri më i ri i Flamurtarit, Denis Troshupa që është edhe portieri i vetëm nga Kosova në Shqipëri.

Qendra e mbrojtjes përbwhet nga dy llapjan Debatik Curri dhe Bajram Jashanica. Në krah në njërën anë Labinot Ibrahimi që është në vitin e tretë më Partizanin, në krahun e majtë Leonit Abazi që po ashtu është në vitin e tretë më Skënderbeun.

‘Çelësat’ e mesfushës ia kemi dorëzuar Besar Musollit i cili është që nga fillimi me Kukësin e Gjicit dhe sukseset e skuadrës lidhen me këtë djalosh. Në krah të tij është vushtrriasi Argjend Mustafa, që ka luajtur me Besën e Kavajës, Partizanin dhe tashmë pjesë e Laçit.

Tre mesfushorët sulmues janë Bernard Berisha i cili është në kulm të karrierës, Yll Hoxha që tashmë është pjesë e Flamurtarit dhe ‘magjiku’ Mentor Mazrekaj.

Sulmin e plotëson Liridon Latifi që po ashtu është shfaqur i frikshëm në vitin e tij të parë më Skënderbeun duke shënuar shumë gola dhe duke dhënë po ashtu asistime të rëndësishme.

Pjesë e formacionit shumë lehtë kanë mundur të jenë edhe Lorik Maxhuni që është duke kaluar periudhë të mirë të Flamurtari, Argjend Malaj i Tiranës dhe Astrit Fazliu i Partizanit. Në Shqipëri sefte do t’ia bëjnë edhe Bujar Shabani (Skënderbeu), Adnan Haxha dhe Berat Ahmeti (Vllaznia), Viktor Kuka dhe Egzon Gashi (Teuta).

Në Shqipëri mungon edhe një trajner nga Kosova, ku ka shumë të tillë që do ta kryenin punë më mirë se disa trajner atletikë që jo rallë herë i udhëheqin skuadrat shqiptare.

cats