Një femër përfaqëson FBK-në në Kongresin e FIBA Botës në Pekin të Kinës

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku do ta përfaqësojë FBK-në në Kongresin e 21-të të FIBA Botës që do të mbahet në Pekin të Kinës më 29 dhe 30 Gusht.

Dushku gjithashtu do të marrë pjesë në Ceremoninë Solemne të hapjes zyrtare të FIBA Kampionatit Botëror që do të mbahet gjithashtu në Kinë, si dhe do të jetë mysafire në dy ndeshje të Botërorit, Ishujt Faroe – Kina dhe Polonia – Venezuela.

Dushku në Kongresin e FIBA Botës do të jetë delegate me të drejtë vote në zgjedhjet që do të organizohen për Presidentin dhe Bordin e FIBA Botës.

Federata e Basketbollit e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota në FIBA në vitin 2015, ndërsa kjo është hera e parë që FBK përfaqësohet në një Kongres të FIBA-s në nivel botëror.

Gjatë Kongresit të FIBA Botës në program është edhe ceremonia e FIBA Hall of Fame, si dhe në program janë disa Punëtori që fokus e kanë zhvillimin e Federatave Nacionale. Dushku do të marrë pjesë në të gjitha këto aktivitete.

Fotografia e Basketball Federation of Kosovo