Një femër në krye të Prishtinës

Klubi i volejbollit të femrave Prishtina është shembull për klubet të tjera se si duhet kryesia të jetë me 60 për qind femra e 40 meshkuj.

Kryetare e klubit është Halime Fetahu, ish volejbolliste e mirënjohur, shkruan Gazeta Sheshi.

“Kryetare e klubit është zgjedhur Halime Fetahu, nënkryetare Arijeta Hyseni, drejtor Mehdi Mehmeti, sekretar Fejzullah Ademi; anëtarë: Ganimete Gërbovci, Vjosana Hoda, Bedrije Gashi, Isa Xhemajli, Fadil Lumi, Laura Seferi dhe Selvije Vllasi. Trajnere e ekipit është zgjedhur Ganimete Gerbovci, ndihmëse e saj”, njofton klubi prishtinas.