Një ekip tjetër i Serie A shfaq interes për Zenelin

Mediat italiane raportuan para disa ditësh se për sulmuesin e Kosovës, Arbër Zeneli, kishte shfaqur interes ekipi i Napolit.

Ndërkaq, ditën e sotme “Gazzamercato” ka raportuar se një tjetër ekip italian ka shfaqur interes për kosovarin, duke ofruar për shërbimet e tij plot 5 milionë euro, dhe ai është ekipi i Torinos.

Zeneli aktivizohet në kampionatin holandez me Herenvenin, ku në sezonin e fundit shënoi 6 gola dhe 5 asiste në 29 ndeshje si tiullar.