Një donator anonim shpërndanë pako ushqimore për ekipet e veteranëve në futboll

Një donator anonim ka bërë një vepër madhështore në ditët e krizës të krijuar nga koronavirusi.

Është Enes Shosholli, portier veteran që ka konfirmuar ndihmën e marrë në emër të Ligës së Veteranëve në futboll.

Ai i ka thënë Gazetës Olle se secilit ekip do t’i takojnë nga dy pako në vlerë 50 Euro.

Shkrimi i plotë i Shoshollit dërguar Gazetës Olle.

Përfitimet nga vullnetarizmi në ditët e sotit janë shumë të mirëkuptuara. Përvec që bashkon njerëzit, vullnetarizmi poashtu mbështet komunitetet dhe ndihmon në ndërtimin e kapitalit social.

Duke pasur parasysh pandeminë botërore të shpallur nga OBSH(Organizata Botërore e Shëndetit) – Covid 19 dhe situatën alarmante që është krijuar në botë gjegjësisht në Kosovë, shprehim humanizmin tonë ta bashkëndjejmë këtë situatë me familjet e veteranëve të futbollit të Kosovës e që sado pak do të sjellë stabilitet në ekonomitë e tyre familjare në këto ditë të vështira.

Aktiviteti që do të realizohet për solidarizimin me familjet e veteranëve do të jetë shpërndarja e pakove ushqimore të cilat do të përmbajnë të mira elementare për 20 ekipe, e të cilave mendojmë t’iu shpërndajmë nga 2 pako ushqimore për secilën ekipë të Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës. E që gjithsej jane 40 Pako ushqimore në vlerë prej 50 €.

Donatori i këti humanizmi është një njeri anonim i cilin njihet në botën e sportit si dhe me shpirtin human ku nuk është hera e parë që bën vepra të mëdha, ku edhe në vitet e 90-ta ishte donator kryesor i futbollit kosovar.

Unë Enes Shosholli në emrin tim personalisht dhe në emër të Ligës së veteranëve të futbollit të Kosovës e falenderojë shumë për humanizmin e treguar në kët periudhë kaq të vështirë për popullin e Kosovës.

Me Respekt
Kryetari i L.F.V.K
Enes Shosholli