Një amerikan zbarkon në Rahovec (FOTO)

Klubi i Basketbolli Rahoveci ka prezantuar përforcimin e ri, basketbollistin Rashan Bellinger.

Amerikani nga Phliadelifa ka arritur në Kosovë ndërsa ka nënshkruar me klubin marrëveshje deri në fund të këtij sezoni, derisa është prezantuar nga anëtari i Bordit të KB Rahoveci dhe pronari i kompanisë Stone Castle, Avdi Gecaj.

Bellinger i lindur me 15 shtator të vitit 1987, gjatë karrierës ka qenë pjesë e skuadrës së kolegjit Burlingon Country College, ku ka pasur një mesatare pre 23 pikëve për ndeshje.

Pas kësaj skuadre Bellinger ka vazhduar lojën aktive në basketboll në dy skuadra të Ligës Premier të basketbollit, ndërsa aty mesataren e pikëve e ka pasur 15.86 për ndeshjen.

Në skuadrën e fundit La sale Olypmic në Bolivi Bellinger po ashtu ka shkëlqyer me performancën duke arritur një mesatare prej 24 pikëve për ndeshje.

Ai ka marrë pjesë edhe në një ndër turnet më të mëdha të basketbollit në Amerikë, ku pjesë ishin edhe shumë lojtarë aktiv sot në NBA siç është James Harden i Houston Rockets, kandidat për MVP sivjet në NBA.

Bellinger sot do të përfshihet menjëherë në stërvitjet e skuadrës dhe do te jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kerasan Prishtinës.

loading...