Njazi Kuqi shënon dy golësh ndaj ish-skuadrës

Njazi Kuqi vazhdon të shënojë gola në Finlandë. Sulmuesi vushtrrias sot realizoi dy herë në barazimin 2:2 të Inter Turkus ndaj ish-skuadrës së Kuqit, PK-35 Vantaa.

Njaziu bashkë me vëllain e tij, Shefi Kuqin, u transferuan javën e kaluar tek Inter Turku.

Shefkiu është trajner. Edhe ai deri para 10 ditësh ishte trajner i PK 35.