Nis testimi i Superligës, sot u testua Gjilani

Ka filluar edhe zyrtarisht testimi i futbollistëve të Superligës për ‘Covid-19’.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë do të testojnë të gjithë klubet e Superligës.

Testimi i klubeve të Superligës ka filluar nga data 22 maj, derisa Sport Club “Gjilani”, ishte skuadra e parë që i’u nënshtrua këtyre testeve, njofton klubi i Gjilanit, raporton Gazeta Olle.

Më poshtëe gjsni njoftimin e Gjilanit

KOMUNIKATË PËR SHTYP

SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negativ.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Zyra për shtyp,
Gjilan, 22 maj