Nis lufta e fjalëve, Jose Mourinho thumbon Arsene Wengerin

Jose Mourinho ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të derbit të Premierligës mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit.

Arsenal dhe Manchester United përballen nesër nga ora 13:30.

Në konferencën për shtyp, Jose Mourinho nuk ka mundur të mos e thumbojë Arsene Wengerin, me të cilin nuk ka aq raporte të mira.

Mourinho ka thënë se nuk gëzon respektin e të tjerëve siç e ka Wenger,e dhe pse ky i fundit nuk ka fituar titull që një kohë të gjatë.

“Mendoj se Wengeri ka respektin e të tjerëve. Unë nuk mendoj se kam [këtë respekt]. Titulli im i fundit ishte para 18 muajve, jo para 18 vjetësh”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Wenger është trajneri me më së shum