Nis kampi i Barcelonës në Kosovë (VIDEO)

E shtuna paradite kishte vetëm një adresë, stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, ku u hap edhe zyrtarisht kampi i parë i Barcelonës në Kosovës, i quajtur BesScola Soccer Kamp.

Njëherit ky është kampi i parë që mbahet pas prasnimit në UEFA dhe FIFA.

Në kamp do të performojnë mbi 200 fëmijë të grupmoshave U-8, U 10 U 12, U 14 dhe U16.

Kampin të hapur e shpalli organizatori kryesor, Adnan Ahmeti, që njëherit është kryetar i tifozëve të Barcelonës në Kosovës, të quajtur Penya Kosovar del Barcelona. Tribuna Channel sjell pamjet.

Trajnerët i ndanë ekipet me emrat e Messit, Neymarit, Suarezit, Piques, Iniestas e Busquetsit.