Nipi i Gani Sejdiut shënon edhe feston me shqiponjë

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Arlind Sejdiu ka shkëlqyer në Superligën e Finlandës.

18 vjeçari ka shënuar në fitore të skuadrës Honka me rezultatin 3:0 ndaj IFK Mariehamn, shkruan Gazeta Olle.

Futbollisti i talentuar pas golit ka festuar me shqiponjë.

Talenti Sejdiu është edhe nipi i trajnerit të njohur kosovar, Gani Sejdiu.

Mesfushori, aktualisht luan edhe për kombëtaren e Finlandës U-19, kurse sipas raportimeve nuk ka marr ftesë nga Kosova në ndonjë rast.

Super Arlind Sejdiu ⭐18 vjeçare Honka I cili luan ne ekipin e pare talent shume i rralle !

Gepostet von Xhevat Kurti am Samstag, 19. Oktober 2019