Nipi i Gani Sejdiut po shkëlqen në Evropë, ai luan me këtë Kombëtare (FOTO)

Arlind Sejdiu është vetëm 16-vjeçar derisa ka nisur shkëlqimin e tij si futbollist në Finalandë, transmeton GazetaOlle.com.

Sejdiu aktivizohet për ekipin e Honkas U-19 derisa të shtunën ka shënuar gol në Kupën e Finlandës në fitoren e skuadrës së tij me rezultat të thellë 5:1 ndaj Kajaanin Haka.

Kujtojmë se Sejdiu është pjesë edhe e Kombëtares së Finlandës U-16.

Arlindi aktivizohet si mesfushor.

Ai është djali i vëllait të trajnerit të mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu. /Gazeta Olle/

Fotografia e Arlind Sejdiu  gani sejdiu sEJDIU sejdiu