Nikaj demanton Dragushën: Te Vushtrria ka profesionalizëm, Osmani një djalosh i artë!

Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, iu është kundërpërgjigjur akuzave të ish-drejtorit sportiv të klubit, Muhamet Dragusha.

Ky i fundit deklaroi dje në “Radio Prishtina” se te vushtrriasit mungon profesionalizmi.

Madje, ai e akuzoi edhe kapitenin Labinot Osmani për jo-profesionalizëm si kapiten i ekipit.

Sot në një prononcim për gazetën, Nikaj deklaroi që te Vushtrria nuk mungon profesionalizmi.

“Nuk dua të replikoj me askënd sepse nuk është në karakterin tim, por sa i përket skuadrës sime, vetë fakti që kam refuzuar klube të Superligës së Kosovës dhe Shqipërisë, do të thotë që te Vushtrria çdo gjë shkon mirë”, deklaroi Nikaj për Gazetën Olle.

“Sa i përket Osmanit, kam konsideratë të lartë për të si futbollist dhe si burrë. Po të kisha djalë, s’do të kërkoja të dilte më i mirë se Labinoti”, pohoi Nikaj. /Gazeta Olle/