Ngriti Ballkanin në krye të tabelës, “magjiku” Baftiu ngritet edhe në maje të listës së golashënuesve

Blendi Baftiu është ngritur në majen e top-shënuesve të elitës së futbollit kosovar.

Me golin ndaj Prishtinës, ai e ka çuar në pesë numrin e rrjetave të gjetura këtë edicion.

Një numër i jashtëzakonshëm ky, duke ditur që secili prej golave të Baftiut kanë qenë vendimtarë dhe sidomos duke marrë parasysh faktin që është mesfushor.

Me pesë gola në listë është edhe Gerhard Progni i Gjilanit, që po ashtu e ka nisur edicionin e ri në mënyrë fantastike.

Tre lojtarët tjerë me pesë gola janë Kastriot Rexha e Mendurim Hoti të Feronikelit dhe Arb Manaj i Trepçës ’89.

10 golashënuesit më të mirë në Superligë:

Blend Baftiu (Ballkani) – 5 gola
Gerhard Progni (Gjilani) – 5
Kastriot Rexha (Feronikeli) – 5
Mendurim Hoti (Feronikeli) – 5
Arb Manaj (Trepça ’89) – 5
Tomislav Busiç (Gjilani) – 4
Matheus De Pauala (Vushtrria) – 4
Betim Haxhimusa (Drita) – 4
Gilberto Fortunato (Drita) – 3
Arbër Hoxha (Ballkani) –3. /Gazeta Olle/