Ngriten pagat e gjyqtarëve: Ja sa do të paguhen ata për një ndeshje në Superligë, Ligën e Parë dhe në Ligën e Dytë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që do të rriten meditjet e gjyqtarëve.

Gjyqtarët kryesor në Superligë do të paguhen 200 euro, 100 euro më shumë se që ishin paguar deri më tani. Meditjet e asistentëve do të jenë 150 euro, ndërkohë gjyqtari i katërt do të paguhet 100 euro.

Ngritje do të ketë edhe për gjqytarët e Ligës së Parë, të cilët gjithashtu do të marrin meditjet me një ngritje prej 100 eurosh.

Gjyqtari kryesor do të paguhet 150 euro, ndërkohë asistentët do të paguhen 120 euro.

Në Ligën e Dytë gjyqtarët kryesorë do të paguhen nga 100 euro, ndërkohë asistentët 80 euro.

Rritjet janë bërë edhe për vëzhguesit dhe kontrollorët.

Ngritja e meditjeve për gjyqtarët:

Ipko Superliga:

Gjyqtarë kryesorë: Nga 100 në 200 euro
Gjyqtarë asistentë: Nga 75 në 150 euro
Gjyqtarë i katërt: Nga 50 në 100 euro

Liga e Parë:

Gjyqtarët kryesorë: Nga 80 në 150 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 120 euro

Liga e Dytë:

Gjyqtarët kryesorë: Nga 80 në 100 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 80 euro