Ngjarje tragjike: Vdes hendbollisti shqiptar, një orë pas tij edhe babai

Një fatkeqësi familjare ka ndodhur në Shkup, ku brenda natës kanë ndërruar jetë babë e bir. Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.

Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, pasi vetëm një orë pasi Arsimi ndërroi jetë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit, shkruan veqshqip.info.

Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit. Varrimi i të ndjerëve bëhet sot pas namazit të Ikindisë.