Ngjallet KEK-u: Në janar vijnë 10 përforcime dhe trajneri i njohur vendor

Në stinorin pranveror do të shohim një KEK shumë më të fortë.

Ky është premtimi i numrit një të klubit, Besnik Mjeku.

Në një prononcim për gazetën, Mjeku paralajmëroi që KEK-u do t’i bëjë 10 transferime në janar.

“Do të jemi më të fortë, do të shihni një skuadër me fytyrë tjetër. Do të transferojmë rreth 10 futbollistë të Superligës, por emra s’mund të japim tani”, deklaroi Mjeku për Gazetën Olle.

“Jemi të interesuar edhe për një trajner. Ka gjasa reale që drejtimin e ekipit për stinorin pranverorë ta marrë Arsim Abazi”, shtoi ai.

KEK-u ishte skuadra më e dobët në cilësi dhe organizim gjatë vjeshtës.

Mirëpo, prej ardhjes së Mjekut gjërat kanë ndryshuar pozitivisht në të gjitha aspektet. /Gazeta Olle/

IMG_6777