‘Ngacmohen’ Bunjaku e Munishi

Në emisionin ‘2 me 1’ të RTV21, trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi i kërkoi publikisht përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaku që te luajnë një miqësore me lojtarët që përzgjedhësi i Kosovës nuk i ka ftuar, kryesisht nga kampionati shqiptar e për të cilët trajneri i Hajvalisë mendon se duhet t’i bashkohen Kosovës.

Me këtë rast, Bunjaki theksoi se nuk është koha e ndeshjeve mediale.

I menjëhershëm ishte reagimi i Munishit, i cili tërthorazi i tregoi Bunjakut se ka ‘frikë’ të sfidohet. Replikat nuk përfunduan me kaq.