Nga Zhegra në derbin “Madonnina”

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, do të luajë si titullar për Interin kundër Milanit këtë javë.

Mediat italiane raportojnë se Shaqiri do të rikthehet në 11-shen zikaltër, duke luajtur në vend të Fredy Guarin.

Ndryshe, Shaqiri dje udhëtoi drejt Kosovës me aeroplan privat për ta vizituar familjen e tij.