Nga Vushtrria në Trepçë

Rinor Musa është ndarë me skuadrën e Kosovës së Vushtrrisë. Mesfushori 20-vjeçar, që në disa ndeshje të stinorit pranveror të edicionit të kaluar luajti titullar për bardhekaltërit, karrierën do ta vazhdojë tek Trepça që garon në Ligën e Parë.

Ai akuzon drejtuesit e klubit të Kosovës për pagë minimale të ofruar. “Ata më thanë se llogaritin në mua, kurse më ofruan kushte minimale. Për këtë arsye jam larguar dhe e falënderoj Fidaim Haxhiun që më ka marrë në Trepçë”, tha Musa për GazetaOlle.com.