Nga Vjetnami vjen penalltia më e çuditshme në histori të futbollit (VIDEO)

Kemi parë dhe shohim shumë reagime e protesta ndaj gjyqtarëve, por në një ndeshje futbolli në Vietnam ka ndodhur diçka jashtë normales.

Futbollistët e Long An FC, e kanë bojkotuar totalisht ndeshjen pas një penalltie që gjyqtari e akordoi për kundërshtarët e Ho Chi Minh City.

Në minutat e fundit pranë rezultatit 2:2, gjyqtari akordoi një penallti të dyshimtë, që “çmendi” lojtarët e Ho Chi Minh Cityt.

Portieri Nguyen Minh Nhut e ktheu shpinën në penallti, duke lënë topin të përfundojë në rrjetë. Kjo nuk ishte e tëra, pasi që portieri lëshoi edhe dy gola tjerë.