Nga Turqia: Muriqi zëvendësues i Kane te Tottenhami

Futbollistët e Kosovës janë bërë ‘pre’ e shumë skuadrave të ndryshme evropiane.

Kurse së fundi mediat angleze shkruajnë se Jose Mourinho ka gjetur alternativën për të zëvendësuar sulmuesin Harry Kane te skuadra e Tottetnhamit, transmeton Gazeta OLLE.

Muriqi është dëshirë që moti e trajnerit portugez te Tottenham.

Ashtu siç ka bërë me dije edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Tottenhami është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga klubi turk për Muriqin.

Struktura e fortë fizike e Muriqit, loja agresive dhe aftësia e lojës në ajër bëjnë që Mourinho ta pëlqejë shumë futbollistin e Kosovës.

Por, për Muriqin nuk interesohet vetëm Tottenhami, pasi për të në garë është edhe Lazio.

Ndryshe, Muriqi u transferua te Fenerbahçe nga Rizespori në verën e vitit të kaluar, derisa këtë edicion shënoi 13 gola dhe dhuroi pesë asistime në 25 ndeshje të Superligës.