Nga refuzimi për të shkuar në Serbi, deri tek shkëlqimi i mbrëmshëm i Zhegrovës

Një javë e veçntë për Edon Zhegrovën. Talenti kosovar i Baselit pushtoi ballinat e medave zvicerane.

Në mesjavën e kaluar, ai u bë hit, pasi Rusia nuk e lejoi të hynte në këtë shtet për të zhvilluar ndeshjen e Ligës së Evropës me Krasnodarin.

20-vjeçari nuk kishte dashur të udhëtonte në Serbi për të aplikuar për vizë, siç I ishte kërkuar. “Nuk doja të shkoja. Ata e dinë situatën”, shpjegon ZHegrova për “bzbasel.ch”, raporton Gazeta Olle.

Ai mbeti në Basel dhe ky pushim i detyruar i tij u shfrytëzua nga trajneri i Baselit, Marcel Koller, i cili e inkuadroi titular në derbin e Superligës së Zvicrës me Young Boysin.

Besimi i trajnerit u shpagua. Një gol i bukur dhe asist shembullor ishte bilanci i lojtarit të Kosovës mbrëmë.

“I thashë atij se na duhen dribllingjet e tij për ta befasuar kundërshtarin”, thekson Koller.
Kjo ishte vetëm ndeshja e katërt titullar për Zhegronën në Basel. Ai po e merr vetëbesimin. Urimet e para për paraqitjen dhe golin, Zhegrova i mori nga Taulant Xhaka, me të cilin flet shqip. “Taulanti më ka ndihmuar ektremisht shumë. I dëgjoj këshillat e tij. Ai është më i madh se unë dhe ka shumë më shumë përvojë se sa unë”, thekson Zhegrova, përcjellë Gazeta Olle.

Edonin e dërgon në ‘qiellin e shtatë’ edhe vetë Taulanti.
“Ai është i ri, dhe duhet folur me të. Është një maskara, i praptë, driblues. Është një ‘shoëman’, por ne kemi nevojë për të. Sot ishte efikas dhe jemi shumë të lumturë për këtë”, deklaroi Xhaka.

Zhegrova është i huazuar në Basel nga Genku deri në verën e ardhshme. E ardhmja e tij mbetet e paqartë. Drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden, ka deklaruar se është herët të flitet për këtë.

Sidoqoftë, krahas trajnerit Zhegrova ka filluar të fitojë edhe zemrat e tifozëve, të cilët i pëlqejnë dribllingjet e tij, ndërsa gjatë zëvendësimit të mbrëmshëm Zhegrova mori ovacione të shumta të shikuesve.

“Tifozët dhe skuadra janë të mirë. Do të doja të rrijë këtu”, përfundon ish-lojtari i Flamurtarit dhe Prishtinës.