Nga La Liga: Nuk bie asnjë skuadër pa zhvilluar gjitha ndeshjet!

Ka disa javë që prej kur futbolli spanjoll është pezulluar për një kohë të pacaktuar.

E gjitha kjo, pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit, shkruan Gazeta Olle.

Për një rinisje të kampionatit, ka folur i pari i Federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubales.

Rubiales, ka garantuar se nuk do të mbyllet sezoni aktual dhe prioritet është përfundimi me doemos i çdo ndeshje të mbetur.

“Prioriteti ynë është të përfundojmë sezonin aktual, medoemos. Nuk ka shans asnjë skuadër të ngjitet një kategori më lart pa i luajtur të gjitha ndeshjet, është e padrejtë. As nuk mund të detyrojmë ekipet të zbresin nga kategoria pa e merituar. Kështu që futbolli do të rifillojë dhe sezoni do të përfundojë”, tha mes të tjerash Rubiales.