Nga Kukësi te ’13 Qershori’

Afati kalimtar i femrave në futbollin e Kosovës vazhdon të jetë mjaft aktiv.

Sot, mbrojtsja Albina Zyba, që u aktivizua te Kukesi edicionin e kaluar, ka arritur marrëveshje dy vjeçare me “13 Qershorin” nga Suhareka.

Zyba është shprehur e kënaqur më marrëveshjen e arritur. “Jam e lumtur që u riktheva në ekipin e vendit tim (13 Qershori). Falënderoj skuadrën për besimin dhe shpresojë të kemi suksese së bashku”, theksoi 14 vjeçarja.

Së bashku me Zyben, edhe 16 vjeçarja Yllza Hasanaj poashtu ish-lojtare e Kukësit ka arritur marrëveshje 2 vjeçare me ekipin therandas.