Nga Kanada në Kopenhagë, këta janë tifozët e vërtetë

Gazeta daneze ‘ekstrabladet’ në versionin online është befasuar me pritjen që i është bërë Kombëtares shqiptare nga tifozët kuqezi.

Qindra tifozë e kanë pritur kombëtaren në aeroportin e Kopenhagës dhe në hotelin Hilton, në të cilin janë vendosur.

Madje, kjo gazetë e nis shkrimin me fjalët shqip: “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri”, fjalë këto të nxjerra

Por, për koinçidencë, tifozët nuk janvë vetëm nga Skandinavia. Tre të tillë të intervistuar nga ‘Ekstrabladet’, kanë udhëtuar nga Toronto e Kanadasë, ose thënë më mirë kanë bërë 6247 kilometra rrugë për ta përkrahur të premten Kombëtaren.

“Ne kemi ardhur të gjithë nga Toronto e Kanadasë. Ne jemi shqiptarë në zemër”, thotë Siari, që ndihmohet nga Novi (vërejtje: emrat mund të jenë shkruar gabim), përcjell GazetaOlle.com.

“Do të luajmë 1:1 ose 1:0 për Shqipërinë. Më vjen keq për vendin tuaj, por ne na duhet fitorja, pasi kemi bërë edhe ashtu një rrugë të gjatë”, thotë Novi.

“Kam qenë këtu edhe më parë, por këtë herë është radha jonë të fitojmë, thekson Gentiari. /Gazeta Olle/

 

Atmosfera e pritjes së Kombëtares nga tifozët dhe deklaratat e tre tifozëve në fjalë mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:

http://ekstrabladet.dk/sport/fodbold/landsholdsfodbold/em2016/vild-ankomst-albansk-inferno-i-lufthavnen/5715159