Nga Istogu drejt Hajdukut të Splitit (Dokument)

Një tjetër futbollist i ri nga Kosova karrierën mund ta vazhdojë në Kroaci. Fjala është për sulmuesin e Istogut, Arbër Hoxha, i cili ende nuk i ka mbush 18 vjet.

Në fakt, klubi i madh kroat, Hajduku nga Spliti, i ka dërguar ftesë Hoxhës për t’iu nënshtruar fillimisht provave, në ekipin e parë, e më pas trajnerët kroatë do të vlerësojnë nëse ia vlen apo jo t’i ofrohet kontrata sulmuesit premtues kosovar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” menaxheri i njohur, Naim Bahtiri, i cili edhe e ka mundësuar testimin e Hoxhës në klubin me të cilin ka raporte shumë të mira bashkëpunuese.

Bahtiri ka treguar se fillimisht Hoxha duhet të pajiset me vizë, e prej 15 majit deri më 16 qershor do të qëndrojë në prova, në Split.

“Unë e kam vëzhguar Hoxhën qe disa muaj dhe e kam pa se ky djalosh nga Istogu ka potencial shumë të madh. Vendosa të merrem me të, kisha disa takime me lojtarin dhe prindin e tij, dhe u pajtuam t’ia gjejmë një ekip jashtë Kosovës. Jam menaxher i licencuar nga FIFA dhe vendosa q fillimisht të fillojmë me gjigantin kroat”, tha Bahtiri për “Zërin”, i cili i prinë klubit Lushta nga Mitrovica dhe është bashkëpuntor i Ragip Behramit, babit të Valon Behramit.

hoxhaa 1

 

arber hoxha 2 ARBER HOXHA 3