Nga Hajvalia te gjiganti i Ligës së Kampionëve (FOTO)

Ish-futbollisti i Hajvalisë, Malsor Ajeti, do të provohet te skuadra portugeze, Porto.

Ai ka nisur provat te gjiganti portugez, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, Ali Ajeti.

Ai e ka publikuar një foto të djalit të tij në Facebook, duke i uruar suksese.

IMG_9709

Ajeti llogaritej si talent premtues në futbollin e Kosovës.

Ai zhvilloi disa ndeshje te “arushat”, sa skuadra ishte në Superligë.

Mbetet të shihet nëse do të bind stafin teknik të Portos.

Kujtojmë që te Porto çdo vit mbërrijnë shumë talentë për t’u provuar, andaj konkurrenca është e madhe.