Nga Drenica vjen një lajm shumë interesant

Drenica mezi arriti të mbijetojë në Superligë, duke e shpëtuar vetëm nëpërmjet ndeshjes së barazhit. Menjëherë pas këtij dueli, kryesia dha dorëheqje të parevokueshme, por nuk shkoi gjatë dhe Drenica sërish u konsolidua.

Mihane Kadriu – Bekteshi u rikthye në krye të klubit, por kjo nuk i pëlqeu një pjesë të ish-futbollistëve të skuadrës dhe tifozëve të klubit që filluan me kritika. Zakonisht, kritikat adresoheshin përmes faqës së klubit në Facebook, “KF Drenica”.

Madje, edhe trajneri i ri, Afrim Jashari u vlerësua si tradhëtar për faktin se pranoi ofertën e kryesisë aktuale, e cila u vlerësua si jolegjitime. Duke mos i përballuar këtyre akuzave, kryesia e re e Drenicës autorizoi të tjerë persona që të hapin një faqe të re të klubit në Facebook, e cila quhet “FC Drenica – faqja zyrtare”.

Kësisoj, kjo ka bërë që tifozët skenderajas të ndahen në dysh. Të dy faqet thirren se janë zyrtare dhe japin njoftime për klubin.