Neymar ”trazon” mediat spanjolle, rikthehet te Barcelona

Ylli i PSG-s, Neymar është rikthyer në Barcelonë për t’i vizituar dy ish-bashkëlojtarët, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

25-vjeçari u largua nga Barcelona gjatë verës në drejtim të PSG-s për 198 milionë funte, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Kjo lëvizje befasoi tifozët e Barcelonës anembanë globit pasi që Neymar vendosi ta lë Barcelonën për klubin e pasur francez.

Por, këtë fundjavë, ylli brazilian u rikthye te ish-klubi i tij për t’u takuar me disa nga ish-bashkëlojtarët e tij.

DNUcS2mV4AAO5p3

Neymar postoi një foto në rrjetet sociale, duke ”trazuar” mediat vendore.

”Messi dhe Suarez, jam i kënaqur që t’ju shoh vëllezër”, shkroi Neymar në rrjetet sociale.

Rikthimin e përkohshëm të Neymar te ish-klubi i tij e bëri të ditur edhe Barcelona, përmes rrjetit social, Twitter.

Megjithatë, tifozët e Barcelonës ishin të zemëruar me këtë rikthim të Neymarit. /Gazeta Olle/

DNUjkYKX0AApdSC