Neymar për transferimin te PSG: Një nga përvojat më të mira të karrierës time

Neymar është i lumtur në Paris Saint-Germain përkundër zërave të shumtë se do të largohet nga Parisi.

Gjatë verës së kaluar u raportua se braziliani ishte i pakënaqur me faktin se drejtuesit e PSG-së nuk e lejuan të kthehej në Barcelonë, por sulmuesi më i mirë i kampionit francez thotë se qëndrimi në këtë ekip është një nga vendimet më të mira të karrierës së tij.

“Transferimi në PSG ishte një nga përvojat më të mira të karrierës time. Mënyra se si më pranuan tifozët ishte e mrekullueshme. Dhe, për mendimin tim, marrëdhënia jonë po evoluon. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi këtë verë. Kjo është e kaluar. Sot jam një lojtar i PSG-së. Unë do të luaj këtu dhe do të jap më të mirën për këtë klub”, tha Neymar.

Futbollisti brazilian beson se me ndihmën e tifozëve, klubi parisien mund të bëjë më shumë se vitin e kaluar ose të marrë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi tifozë të shkëlqyeshëm dhe nuk kam asgjë kundër tyre – përkundrazi, kam një dashuri të madhe dhe respekt. Shpresoj se ata do të vazhdojnë të na mbështesin dhe unë do t’ua shpërblej me lojë të mira”, shtoi superylli brazilian.

Neymar ka shënuar dhjetë gola në 11 paraqitje kampionësh këtë sezon.