“Neymar, nuk bënë më nana”

Zinedine Zidane e ka “goditur” Barcelonën me deklaratën para ndeshjes së nesërme.

Trajneri francez ka thënë se largimi i Neymar është i parparueshëm te Barcelona dhe se kushdo që do të vije te Barcelona nuk do të mund të mbuloi boshllëkun e tij.

“Neymar është një nga futbollistët më të mirë në botë. Kushdo që të vije, nuk do të mund të zë vendin e tij. Ka pak lojtarë në botë si ai” ka thënë Zizu. Sa i përket ndeshjes, Zidane ka thënë se e tërë skuadra është gati dhe se nuk ka vendosur ende për formacion.

“Do të shihni nesër se me kë do të startojmë. Ne jemi gati fizikisht dhe mentalisht. Cristiano poashtu është mirë dhe mund të luaj” ka thënë Zidane