Neymar: Meritore është loja jonë

Neymar nuk është përmbajtur pas fitores kundër Juventusit, mirëpo duke thënë fjalë të mëdha edhe për skuadrën mysafire.

“Tani do të kemi një festë shumë të madhe. Ne kemi fituar kundër një ekipi të madh sikur Juventus. E bëmë lojën tonë dhe realizuam gola, prandaj jemi shumë të lumtur. Është një fitore për të gjithë”, tha Neymar për “Sky Sport”.

Përpos golit të tretë, braziliani shënoi edhe një herë tjetër, mirëpo goli i tij u anlua për shkak të pozitës jashtë loje. /Olle