Nexhipi: Do japim shpirtin në derbi

Ylli i Dritës, Nderim Nexhipi, ka paralajmëruar Gjilanin para derbit që zhvillohet nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Nexhipi ka premtuar që bardhekaltërit do të japin gjithçka nga vetja, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Nesër japim shpirtin në fushë për të fituar derbin, nga i pari te i fundit”, ka shkruar Nexhipi në Facebook.

Kujtojmë që ai s’mundi të japë maksimumin në derbin e parë, ku u zëvendësua në fillim të ndeshjes për shkak të lëndimit.

Gjilani-Drita zhvillohet nesër me fillim prej orës 17:00.

loading...