Neuerit nuk i pëlqeu taktika e Guardiolas

Portierit të Bayern Munichut, Manuel Neuer, duket se nuk i pëlque aq shumë taktika e Guardiolas, për të luajtur aq hapur në fillim të ndeshjes. Sipas tij, kjo iu kushtoi me pësimin e dy golave në pjesën e parë.

“Lejuam të pësojmë shumë gola në të dy ndeshjet, prandaj edhe nuk jemi në finale. Ne provuam të kontrollojmë lojën, por nuk e di nëse duhej luajtur aq herët hapur, ku bëri që të pësojmë shpejtë dy gola”, deklaroi Neuer pas ndeshjes.