Neuer nuk e harron zakonin, shikoni driblimin e pabesueshëm te flamuri i kornerit

Manuel Neuer njihet nga të gjithë për pritjet e tij fantastike me Gjermaninë, si edhe me Bayernin, por shtatlarti nuk mbetet pas as në lojën me këmbë, ku shpesh është konsideruar si një mbrojtës shtesë për ekipin.

Diçka të tillë ai e ka bërë edhe në ndeshjen që Gjermania luajti dje në transfertë në fushën e Bjellorusisë.

Shumë larg portës së tij, në krahun e djathtë pranë flamurit të goditjes së këndit, Neuer shkoi për të ndjekur një top, dhe ia mori kundërshtarit.

Dy driblime, teksa e rrëzoi edhe në tokë, dhe më pas pasoi me shumë qetësi tek shokët e skuadrës.

Episodi i Neuer ka lënë me gojën hapur gjithë tifozët, dhe video e tij po bën xhiron e rrjetit.