Neuer: Mëkat që nuk shfrytëzuam rastet, ja çfarë i pret në ndeshjen e kthimit

Ndeshja e parë e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Bayern Munich ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0:0 në Anfield.

Një rezultat që ka kënaqur portierin bavarez Manuel Neuer. “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë pasi Liverpool është një ekip me kualitet që ka lojtari shumë të shpejtë në sulm.  Megjithatë kemi mbrojtur mirë dhe ishim kompaktë deri në fund. Donim të merrnim një rezultat të mirë këtu, por mëkat që nuk shfrytëzuam mundësitë që na u dhanë”, tha portieri gjerman, transmeton Gazeta Olle.

“Martinez? E vërtetoi edhe sot që është një bishë e vërtetë. Rezultati për ndeshjen e kthimit nuk është i keq, por mund të kishte qenë edhe më mirë. Çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit”, theksoi Neuer.