Neuer lë gruan e tij për një hendbolliste 19-vjeçare!

Portieri i Bayernit të Mynihut, Manuel Neuer ka filluar një lidhje të re me një lojtare hendbolli 19 vjeçare, 4 muaj pasi u nda me gruan tij Nina.

Bëhet fjalë për Anika Bisel, e cila luan për skuadrën e Kuties.

Ajo është edhe në shkollë njëkohësisht dhe mësohet që studion menaxhim mode në Mynih.

Martesa e 34 vjeçarit Neuer dhe Ninës zgjati vetëm 3 vite

Ndërsa për sa i përket lidhjes së re, është revista “Bunte” ajo që raporton lajmin.

Edhe pse është vetëm 19 vjeçe, Anika ka apartamentin e saj privat.

Por pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpinë luksoze të portierit gjerman.