Nesër solemnisht nisin punimet e fazës së parë në këtë stadium!

Qyteti i Gjakovës pritet që brenda pak vitesh të bëhet me një stadium modern të futbollit.

E gjitha kjo pasi që nesër Ministrja për Kultur, Rini e Sport, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini do të bëjë nisjen e punimeve për fazën e parë, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Kuvendit Komunal nga kjo komunë.

“Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet!

Urime të gjithëve!”, shkruhet në njoftimin zyrtar./ Gazeta Olle